FIFA: Ngritje për Maqedoninë e Kosovën, Shqipëria një hap prapa

Në renditjen e fundit të FIFA-së, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka shënuar ngritje për një vend dhe aktualisht qëndron në vendin e 68 -të, me 1344 pikë. Fitorja ndaj Sllovenisë ka sjellë pikë shtesë në renditje, mirëpo edhe më tej kombëtarja e Sllovenisë qëndron para Maqedonisë, duke zënë vendin e 65-të. Ndërkohë nga kombëtaret që janë në grupin eliminator për Evropianin 2020,  Polonia qëndron në pozitën e 21-të, Austria në vendin e 25-të, ndërsa Izraeli është në vendin e 89-të. Ndërkohë kombëtarja e Kosovës, ka shënuar ngritje për 5 pozita në krahasim më muajin e kaluar, duke qëndruar në pozitën e 114, me 1164 pikë. Suksesi i kosovarve vjen pas fitoreve në miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi në eliminatoret. Një hap prapa ka bërë kombëtarja e Shqipërisë dhe tani qëndron në vendin e 65-të me 1372 pikë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share