FERHAN HASANI MARRËVESHJE ME HJK HELSINKI

Ish-futbollisti I Shkëndisë Ferhan Hasani ka nënshkruar një marrëveshje me Klubin e Finlandës HJK Helsinki. “Hasani është një lojtar I gjithanshëm I cili do të sjellë cilësi në klubin tonë. Ka përvojë në ligat skandinave pasi më parë ka luajtur në Brondbi të Danimarkës – thanë zyrtarët e lartë të HJK Helsinkit.

Në ueb-faqen e klubit, HJK Helsinki I ka bërë një letërnjoftim Ferhan Hasanit duke shkruar se ai ka luajtur për Shkëndinë, në Bundesliga për Volfsburgun dhe në Ligën daneze në Brondbi. Gjithashtu ueb-faqja zyrtare e Helsinkit përmend edhe përballjen mes Shkëndisë dhe HJK-së të zhvilluar në vitin 2017 në kuadër të ligave evropiane, ku Shkëndia shënoi fitore në Strumicë 3 me 1 kurse ndeshja e kthimit në Helsinki përfundoi 1 me 1. Sipas klubit finlandez, Ferhan Asani në dy ndeshjet kishte spikatur me lojë maestrale.

Unë jam shumë I lumtur që jam inkuadruar në HJK Helsinki. Pritjet e mia për sezonin e ardhshëm janë shumë të mëdha – ka thënë Ferhan Hasani gjatë prezantimit zyrtar në HJK Helsinki.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share