RMV-ja dështoi t’i fillojë negociatat me BE-në në tetor

Tashmë është e qartë, Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo bëhet e ditur nga media “Euroactiv”, nga deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Tanja Fajon dhe nga agjenda e ditës së dytë të Samitit të BE-së, transmeton Portalb.mk.

Burime nga Samiti i BE-së, kanë deklaruar se nga 25 shtetet anëtare që ishin “për”, nuk ishin të gjithë për nisje të negociatave me të dyja shtetet. Disa prej tyre ishin “për” ndarjen e RMV-së me Shqipërinë, disa të tjerë “kundër” dhënies së datës, e të tjerët ishin “për” nisjen e negociatave”.

Bisedimet për zgjerimin e BE-së kanë dështuar

Media “Euroactiv”, ka njoftuar se procesi i zgjerimit të BE-së, që parasheh marrjen e datës nga RMV-ja dhe Shqipëria ka dështuar.

“Bisedimet për zgjerimin e BE-së kanë dështuar”, raportoi “Euroactiv”, transmeton Portalb.mk.

Data nuk është as në agjendën e ditës së sotme, pasi pikë kryesore e rendit të ditës është korniza financiare e BE-së, ndryshimet klimatike dhe agjenda strategjike e BE-së në prani të presidentes së ardhshme të Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lejn.

Good working breakfast within the October meeting of the European Council. Looking forward to meeting leaders of political groups in the European Parliament in the beginning of next week. pic.twitter.com/TGEz7mHfCF

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 18, 2019

Tanja Fajon sot ka dërguar kritika të ashpra ndaj Francës dhe BE-së, për shkak të mosmarrjes së një vendimi për datën. Ajo ka vlerësuar se kredibiliteti BE-së është shpartalluar, dhe se Franca është duke luajtur lojë politike të ndryrë, çmimin e të cilit do ta paguajmë të gjithë.

“Jam e zhgënjyer skajshmërisht me Këshillin e BE-së, i cili humbi edhe një mundësi të tregojë rëndësi për zgjerimin dhe se u përmbahet premtimeve. BE-ja sërish ra peng i Francës, e cila nuk kupton dhe vazhdon ta minojë interesin tonë evropian në Ballkan.
Dje, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk e kanë marrë dritën e gjelbër për nisjen e negociatave, BE-ja mbetet aleat i fuqishëm. Kredibilitet i BE-së është shpartalluar. Franca luan lojë politikë të ndyrë dhe frikësohem se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme”, tha Fajon.

North Macedonia and Albania did not receive their green light to open talks with #EU yesterday, @Europarl_EN remains strong ally. Union’s credibility has been shattered. #France is playing a dirty political game and I fear we will all pay the price. This is unacceptable! 2/2

— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) October 18, 2019

Përndryshe, në ditën e parë të Samitit të BE-së, presidenti i Francës, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket.

Dje, rrjedhja e diskutimit në Samit ka vijuar sipas skemës siç vijon më poshtë:

  • Të ndahet RMV-ja nga Shqipëria. Të parës t’i jepet data, të dytës jo. Kjo u refuzua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, Makroni dhe kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte. Pas kësaj,
  • Merkeli ka dalë me propozim, që në vend të ndarjes, të ketë shtyrje të dhënies së datës,
  • Merkeli, Makroni dhe kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task kanë përpiluar propozim-vendim për shtyrje të vendimit deri në mars, dhe paralelisht të realizohet metodologjia e re e BE-së. Kjo u refuzua nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Maltës, Marjan Sharec dhe Xhozef Muskat, dhe i ka përkrahur edhe ai Bullgar, Bojko Borisov.

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev edhe sot do të realizojë takime me përfaqësues të BE-së, për çfarë lobimi do të vazhdojë deri në minutat e fundit. Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale në orët e vona të ditës së djeshme, ka dërguar mesazh deri te qytetarët e RMV-së, duke thënë se reformat askush nuk mund të na i marrë.

Samiti dyditor, vjen pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve. Epilogun e mbledhjes ministrore, jo në favor të të dy shteteve pretendente dhe për politikën e BE-së, e kanë ndikuar:

  • Franca – e cila ka qenë kundër dhënies së datës për të dy shtetet, për shkak të mospërmbushjes së reformave,
  • Holanda – e cila ka kërkuar që të dy shtetet të trajtohen ndarazi, e jo si pako, për shkak, se ajo është e bindur për RMV-në, e kurse jo për Shqipërinë, dhe në fund
  • Finlanda –  e cila si kryesuese me BE-në, ka kërkuar që paralelisht me procesin e dhënies së datës, të zhvillohen reforma në BE – futja e metodologjisë së re të procesit të zgjerimit, ndërkohë që mbledhja ndërqeveritare të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020-s.
Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share