SHKËNDIJA – AK. PANDEV HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 10-të

Pas pauzës disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit pë dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, kundër Sllovenisë dhe Polonisë, me ndeshjet e xhiros së 10-të vazhdon kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi i javës zhvillohet nesër në Tetovë mes kampionit në fuqi Shkëndijës dhe fituesit të Kupës Akademija Pandev.

Me ndeshjen Shkëndija – Akademija Pandev që në program është të premten me fillim në ora 14:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë, hapet sipari i rrethit të dytë të Kampionatit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje për ekipin kuqezi ka rëndësi të veçantë pasi për herë të parë do të drejtohet nga trajneri shqiptar Ernest Gjoka i cili para disa ditëve u emërua në këtë post dhe ka për detyrë që të kthej atmosferën pozitive dhe fituese në ekip. Për ndeshjen e së nesërmes strategu i ri i kuqezinjëve për Klan Maqedoni, deklaroi:

“Sigurisht se është një ndeshje e vështirë, me sa e kam studiuar ekipin e Akademisë Pandev është një e ekip shumë i mirë. Ka lojtar cilësor, kujdset shumë sidomos nga ana taktike. Por mendoj dhe kam besim që ndeshja do jetë ndryshe ne do përpiqemi me çdo kusht ta kalojmë në fitore”- deklaroi Ernest Gjoka trajner i KF Shkëndija.

Sa i përket atmosferës aktuale në ekip, trajneri Gjoka tha se që nga dita e parë janë duke punuar në këtë drejtim dhe se kjo do të shihet që në ndeshjen e nesërme.

“Me lojtarët tanimë kemi folur gjatë. Unë e bëra gati një javë këtu, kemi folur gjatë dhe mendoj se ka një llojë ndryshim dhe mezi pres që ta shikojmë këtë ndryshim në fushën e lojës ditën e premte” – tha trajneri kuqezi.

Katër ndeshjet e tjera të javës së 10-të në Ligën e Parë, luhen të shtunën me fillim në ora 14:30, takohen: Sileksi – Renova, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Boreci – Shkupi dhe Makedonija Gj.P. /Shaban Sinani/Klan mk

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share