Hapet panairi i dytë i librit në Gostivar

Dhjetra botues nga vendi, Shqipëria dhe Kosova do të prezantohen sot dhe nesër para dashamirëve të fjalës së shkruar në Gostivar si pjesë e panairit të librit udhëtues.

Stendat do të përmbajnë botimet më të fundit dhe më të vjetër të librave nga shumë zona.

  • Ne kemi marrë pjesë në panaire në vend dhe jashtë tij që nga viti 2000.Vazhdimisht mundohemi, së bashku me autorë, poetë dhe letrarë, staf arsimor, që ta vendosim të gjithë spektrin në funksion të përparimit intelektual të dijes dhe kulturës në shoqëri“,- tha kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Abdulmexhit Saliu.

Në hapje i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin dhe të zgjedhin diçka, sepse, siç tha ai, ekziston një përzgjedhje e mirë e titujve.

  • Unë mendoj se në vendin tonë ka pak lexim dhe besoj se kjo gjëndje duhet të përmirësohet,çmimet nuk janë të larta dhe besoj që qytetarët mund t’ia lejojn vehtes që të blejnë ndonjë prej titujve. Në fund të fundit, inteligjenca jonë gjithashtu evoluon me leximin, kështu që unë rekomandoj ngrohtësisht që të lexoni më shumë“- tha Taravari, duke shtuar se ai ka lexuar libra me përmbajtje politike kohëve të fundit,në dallim me atë që ka lexuar gjatë periudhës kur mereshte me profesionin si Neurolog,kur ka lexuar libra me përmbajtje nga lëmia e Neurologjisë.

Panairi është pjesë e projektit “Udhëtimi i Librit” që e realizon Shoqata e botuesve Shqiptar dhe është planifikuar të përfshijë shtatë qytete në të gjithë Maqedoninë.Vlenë të theksohet se.para panairit në Gostivar,i njëjti është realizuar edhe në Kumanovë dhe Shkup.

Pas Gostivarit, panairi i librit do të mbahet edhe në Kërçovë dhe Strugë.Kurse destinacioni i fundit i panairit do të jetë Tetova, ku nga 23 deri më 27 dhjetor, mbahet panairi tradicional i librit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share