Kryetari Taravari ia dorëzoi “Çelësin e Qytetit” humanisti Erdoğan Hakan Gostivar

Erdoğan Hakan Gostivar, humanisti nga Republika e Turqisë me prejardhje nga Gostivarit, ishte sot mysafir i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me ç’rast ky i fundit ia dorëzoi “Çelësin e Qytetit”, çmim ky më i lartë që ndan komuna për personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në sfera të ndryshme. Duke folur për kontributin e veçantë të humanistit, kryetari Taravari theksoi se Hakan Gostivar ka përkrah të gjitha donacionet e Republikës së Turqisë për Komunën e Gostivarit.

“Sot ia dorëzova Çelësin e Qytetit, humanistit të madh Erdoğan Hakan Gostivar i cili përkrah të gjitha donacionet e Republikës së Turqisë për Komunën e Gostivarit”, shkruan Taravari në Facebook.

Humanisti Erdoğan Hakan Gostivar ka falënderuar kryetarin dhe administratën komunale për nderin dhe mikpritjen, si dhe për ndarjen e Çelësit të Qytetit. Kryetari Taravari dhe humanisti Erdoğan Hakan Gostivar, bashkarisht shfrytëzuan rastin që të vizitojnë Panairin e Librit, hapur sot në Gostivar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share