Sonte sfida me Malin e Zi, dardanët kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën Evropian

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” para kësaj ndeshje është shumë e mirë dhe të gjithë janë optimistë për fitore, me të cilën vazhdon ëndrra e kualifikimit në Evropian.

Që nga ndeshja në Podgoricë ndaj Kosovës, Mali i Zi nuk ka shënuar gol në asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa realizoi vetëm një herë në miqësoren ndaj Hungarisë.

Mungesën e golit në kampin e ekipit kundërshtar e kanë arsyetuar me punën që po bëhet në ndërrimin e gjeneratave dhe se po ngritët një ekip i ri.

Në konferencën për media pasditen e djeshme janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Milot Rashica, të cilët janë optimistë sonte do të arrijnë fitoren e radhës.

Trajneri zviceran ka pranuar se pas humbjes së Anglisë nga Çekia gjasat për kualifikim janë vështirësuar, megjithatë ka thënë se ajo ndeshje nuk ndryshon asgjë.

Në anën tjetër, Milot Rashica, i cili nuk luajti në miqësoren kundër Gjibraltrit, ka thënë se është 100 përqind i gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjen e sotme.

Stërvitjen e mbrëmshme të “Dardanëve” nga afër e kanë ndjekur presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, derisa në 15 minutat e para të stërvitjes kanë qenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share