Mjeshtri i njohur nga Gostivari bëhet pronar i hotelit ku ka fjetur Napoleon Bonaparta

Sukseset e mjeshtrit të njohur shqiptar të kuzhinës, Faruk Neziri,  radhiten njëri pas tjetrit si në lentë filmike. Pasi u dekorua nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Neziri shënon suksesin e radhës në Mantova të Italisë. Në qytezën piktoreske Castelluchio të pasur me traditë të gjatë historike dhe kulturore, Faruk Neziri ka hapur në mënyrë solemne restorantin e tij të ri që mban emrin e kësaj qyteze.

Restoranti gjendet në zemër të një prej zonave më të zhvilluara industriale të Italisë dhe plotëson deri në perfeksion shijen e rafinuar të biznesmenëve më të mëdhenj të këtij rajoni, që radhiten ndër biznesmenët më të fuqishëm në mbarë Italinë. Njëkohësisht është rajon që frekuentohet nga afaristë të fuqishëm evropianë dhe botërorë që vijnë këtu për të bë kontratat e tyre të biznesit.

Për dallim prej konceptit të mëhershëm, Neziri kësaj radhe sjell një koncept më të avancuar. Projekti i tij i ri përbehet nga katër struktura në një vend: restoranti ekskluziv, hoteli, piceria dhe bar kafeja. Edhe pse gjenden në një objekt, katër pjesët e strukturës janë komplementare mes veti dhe nuk e pengojnë aspak funksionimin e njëra tjetrës. 

Hoteli është tregim në vete. Bëhet fjalë për hotel me traditë mbi 200 vjeçare, që ka qenë vendngjarje e zhvillimeve të ndryshme të rëndësishme. Sipas të dhënave historike të muzeut vendor, në këtë hotel një herë ka qëndruar edhe Napoleon Bonaparta në një nga udhëtimet e tij nëpër Evropë.

Projektet e mëdha realizohen me sukses kur ngrite me mbështetje të miqve dhe shokëve. Neziri ka pasur mbështetje pa rezervë nga shumë afaristë të njohur italianë, që shprehin fjalët më të mira për punën e tij dhe për restorantin e sapo hapur.

Të përgatitësh në një vend katër struktura që plotësojnë shijet më të rafinuara ushqimore nuk është punë e lehtë dhe kërkon mjaft kohë. Neziri kësaj pune i është përkushtuar gati gjashtë muaj dhe gjatë kësaj kohe është shkëputur mjaft nga projektet tjera, siç është projekti Shije Shqiptare. Mirëpo tani që projekti me restorantin dhe hotelin është finalizuar, Neziri paralajmëron vazhdim të aktiviteteve të Shijes Shqiptare.

“Restoranti Il Gelso Nero, suksesi i radhës në Itali i mjeshtrit shqiptar të kuzhinës, Faruk Neziri” (VIDEO)

“Restoranti Il Gelso Nero, suksesi i radhës në Itali i mjeshtrit shqiptar të kuzhinës, Faruk Neziri” (VIDEO)Posted by Lajm TV on Friday, October 11, 2019

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share