Arrestohet autori i 20 vjedhjeve në Gostivar

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për çështje mjeko-ligjore Gostivar, ka zbardhur 20 vjedhje të kryera në Gostivar dhe nga Prokuroria Publike e Gostivarit janë ngritur tre kallëzime penale kundër 35-vjeçarit XH.K nga Gostivari për shkak të dyshimit se ai ka kryer 16 vjedhje të rënda dhe 4 vjedhje të lehta, njoftojnë nga MPB.

I dyshuari në periudhën nga shkurti e deri në Tetor të këtij viti, me forcë, ka hyrë nëpër shtëpi dhe në automjete motorike në Gostivar, nga të cilat konfiskuar sende të ndryshme, si televizorë, mjete pune, e gjë sende të ndryshme me vlerë të cilat pastaj i ka shitur.

Nga SPB Tetovë, bëjnë me dije se shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share