Dokumentari “Toka e Mjaltit”, (Honeyland) të dielën do të shfaqet përpara publikut gostivaras. Nga Drejtoria e Qendrës për Kulturë në Gostivar, bënë me dije që biletat do të mund të sigurohen ditën e shfaqjes (të dielën) nga ora 18:00 deri ora 20:00, në mjediset e qendrës.
Filmi është kandidati i këtij viti për Oscar në Maqedoni dhe është në garën për dokumentarin më të mirë në “Çmimet Evropiane të Filmit” të akorduar nga “Akademia Evropiane e Filmit”.
Kohëzgjatja e dokumentarit është 85 minuta. Drejtorët e dokumentarit janë Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska. Protagonistët janë: Atixhe Muratova, Nazife Muratova, Husein Sem, Lutfije Sem dhe Muzafer Sem. Kategoria e moshës vlen dhe mund ta shikojnë të gjithë.