Shkëndija merret vesh me trajnerin e njohur nga Shqipëria, Ernest Gjoka, prezantimi nesër?!

Ernest Gjoka, trajneri i njohur në Shqipëri, duket se do të rikthehet në detyrën për të drejtuar një ekip. Këtë herë jo në Superiore, por në Maqedoninë e Veriut.

Zërat e fundit e dërgojnë te Shkëndija e Tetovës. Bëhet fjalë për ekipin që ka shërbyer si krenari për shqiptarët në vitet e fundit me arritjet, pavarësisht se ka zhgënjyer së në nisjen e këtij sezoni në Europë duke u eliminuar në turet e para si në “Champions League” dhe “Europa League”. Sipas “Superliga shqiptare”, akordi është arritur dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet ditën e nesërme, me Gjokën që shihet si zëvendësuesi i Qatip Osmanit. /Sport Ekspres/

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share