Burg prej 3 muaj deri 3 vjet për keqpërdorimin e të dhënave personale në Fejsbuk !

Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit, vazhdon trendi i denoncimeve, të llojeve të ndryshme për keqpërdorimin e të dhënave personale, nëpërmjet rrjeteve sociale, në të shumtën e rasteve nëpërmjet rrjetit ,,Facebook,, dhe ,,Instagram,, në të cilat më së shumti vendosen ose publikohen fotografi, video-klipe, apo mesazhe dhe statuse fyese, që kanë të bëjnë me persona tjerë, pa pajtimin apo dijeninë e tyre.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se keqpërdorimi i të dhënave personale paraqet vepër penale, për të cilën janë paraparë dënime me para dhe me burgë deri në një vjet (neni 149 nga Kodi Penal). Nëse keqpërdorimin e kryen person zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrës, do të ballafaqohet me burg prej 3 muaj deri 3 vjet.

“Për këto arsye, apelohet deri tek shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, tu përmbahen këtyre kepërdorimeve, si dhe të ken kujdes gjatë shpërndarjes të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre adekuate, kryesisht kur komunikojnë me persona të panjohur, nga vende apo shtete tjera, gjatë pjesmarjeve nëpër lojra të rrejshme shpërblyese, si dhe gjatë praktikimit të porosive ,,Online-blerje,,. Kjo gjë, në rradhë të parë ka të bëj me adoleshentët, që të mbrohen nga keqpërdorimet e këtilla, duke shpërndarë fotografi dhe të dhëna tjera personale”, deklarojnë nga SPB – Tetovë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share