Challandes publikon listën për ndeshjet e Tetorit, rikthime dhe risi te Kosova

Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor, njëra prej të cilave miqësore ndaj Gjibraltarit më 10 tetor dhe më pas sfida eliminatore e Euro 2020-ës, ndaj Malit të Zi më 14 tetor, takime këto që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Tekniku i “Dardanëve”, zvicerani Bernard Challandes ka publikuar sot listën me 25 futbollistët që ka ftuar për të pasur në dispozicion për këto dy takime, teksa bie në sy rikthimi nga dëmtimi i Herolind Shalës, Benjamin Kolollit e Milot Rashicës.

Gjithashtu ka marrë ftesën për herë të parë edhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, që po shkëlqen në kampionatin kroat, por që deri në muajin shtator ishte pjesë e Kosovës U21 dhe tani do të ketë mundësi të tregojë veten para Challandes.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës do të nisë ditën e hënë në kryeqytet, Prishtinë, ndërsa po atë ditë në orën 11:00, trajneri zviceran Bernard Challandes do të dalë në një konferencë për shtyp ku do shpjegojë edhe zgjedhjet e tij.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share