Urrejtja në rrjetet sociale, Facebook i detyruar të heqë komentet

Një “web host” si Facebook mund të jetë i detyruar të heqë në nivel botëror, komentet e gjykuara si shpifje ose abuzuese nga gjykata e një vendi të BE-së, deklaroi sot Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Juridiksioni, me seli në Luksemburg, u pyet nga Gjykata Supreme austriake mbi interpretimin që i duhej dhënë një direktive europiane të vitit 2000 mbi tregtinë elektronike, sipas së cilës gjykata e një vendi të BE-së mund të kërkojë nga një “host” që të fshijë përmbajtjen ose informacionin që riprodhon atë që është shpallur e paligjshme më parë.

Në origjinë të mosmarrëveshjes është ankesa e bërë nga një ambientaliste austriake, Eva Glawischnig-Piesczek, për shkak se një përdorues i Facebook-ut e kishte kritikuar rëndë në rrjetin social, gjatë komentimit të një artikulli për shtyp, duke shpjeguar mbështetjen e Alternativës Jeshile austriake si një masë në favor të refugjatëve.

Si rrjedhojë, Facebook mund të detyrohet që të fshijë të tilla informacione ose të ndalojë hyrjen në to në nivel ndërkombëtar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share