Spektakël në Liverpool, Barcelona-Inter 2-1

Skuadra katalanase arriti të mposhtë Interin me përmbysje 2-1 në sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve duke e çuar në 33 numrin e ndeshjeve pa humbje në shtëpinë e saj.

Interi e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa mori avantazhin që në minutën e dytë me Lautaro Martinez dhe arriti të mbyllë pjesën e parë në avantazhin 1-0. Në pjesën e dytë ishte Barcelona që dominoi në fushën e lojës dhe arriti të barazojë rezultatin me Luiz Suarez.

Në minutat e fundit të sfidës ishte sërish uruguajani që shënoi golin e fitores për Barcelonën pas një pasimi të Messit dhe tani është me 4 pikë po aq sa edhe Dortmundi që mundi Slavian e Pragës 2-0. Tifozët në Anfield u bënë dëshmitarë të një ndeshjeje të çmendur mes Liverpoolit dhe Salzburgut me skuadrën e The Reds që fituan 4-3.

Kampionët në fuqi të Evropës u duk se i mbyllën shpejt llogaritë e sfidës teksa morën avantazhin 3-0 me gola të Mane, Robertson dhe Salah. Por Salzburgu i befasoi teksa barazoi shifrat në 3-3 me Hwang Hee Chan, Minamino dhe Haaland. Heroi për skuadrën e Klopp u bë Salah që shënoi fgolin e fitores për Liverpoolin.

Chelsea e harroi humbjen me Valencian duke mposhtur Lille 2-1 në France.

Abraham kaloi në avantazh skuadrën e Frank Lampard, por Lille barazoi me Osimhen. Në 12 minutat e fundit Willian i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së Chelseat që merr 3 pikët e parë në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 3-0 e Ajaksit në Mestalla ndaj Valencias, barazimi 0-0 i Napolit me Genk si dhe fitorja 3-1 e Zenit me Benficën.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share