Komuna e Gostivarit shënon rezultate të lakmueshme në sferën e investimeve dhe zvogëlimin e borxheve të trashëguara

Falë qeverisjes së ndërgjegjshme dhe të ndershme, si dhe shmangies së shpenzimeve joproduktive, Komuna e Gostivarit gjatë qeverisjes së kryetarit Arben Taravari shënon rezultate të lakmueshme si në sferën e investimeve publike ashtu dhe në zvogëlimin e borxheve të trashëguara.

Borxhi i trashëguar i Komunës së Gostivarit për më pak se dy vjet qeverisje është zvogëluar për mbi 2 milion euro, ndërkohë që investimet kapitale jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por madje shënojnë rritje të konsiderueshme.

Përderisa investimet për kokë banori
në vitin 2017 kanë qenë vetëm 1.151 denarë, në vitin e parë të qeverisjes së kryetarit Arben Taravari, pra në vitin 2018, ato arrijnë shifrën prej 2.183 denarë. Tek investimet kapitale në vitin 2018 dhe 2019 vlen të theksohen rrugët e reja të asfaltuara në gjatësi prej 11 kilometrash, ndërtimi i linjave të reja të kanalizimit në qytet dhe në fshatra me gjatësi 17 kilometra, si dhe 12 kilometra linjë e re ujësjellësi.

Kjo vjen edhe si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve joproduktive, me çka mjetet e kursyera shfrytëzohen për investime dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve si dhe mbështetjes së aktiviteteve të ndryshme të subjekteve dhe grupeve të qytetarëve me çka rritet niveli i cilësisë së jetesës. Shpenzimet komunale, ngrohje, komunikim dhe transport të realizuara në vitin 2018 janë për 100.000 Euro më të ulëta se mesatarja vjetore e realizuar ne periudhën e mandatit të shkuar 2014-2017, ndërsa shpenzimet zyrtare të kryetarit të komunës për vitin 2019, janë vetëm rreth 46.000 denarë, ku në muajin korrik dhe gusht të këtij viti, shpenzimet janë barazi me zero.

Nga ana tjetër, karakteristike për qeverisjen lokale në Gostivar është edhe fakti që pagat minimale në ndërmarrjet publike kanë arritur 15.000 denarë, respektivisht janë për 3000 denarë më shumë se paga minimale e përcaktuar me ligj, me çka vetëm brenda dy viteve në NP “Parkingje dhe gjelbërime” ato shënojnë rritje prej 25%, ndërsa në NP “Komunalec” 75%.

E veçantë është edhe se në vitin 2018, transferet deri te organizatat joqeveritare janë rritur 200% krahasuar me mesataren e mandatit të shkuar, si dhe hapja e katër çerdhe të reja për fëmijë

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share