Dobërdollasi 21 vjeç privohet nga liria për posedim droge

Mbrëmë (02-tetor) dhjetë minuta pas mesnate, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarë të policisë nga Sektori pët punë të brendshme Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin A.S. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë.

Nga Policia njoftuan që i njëjti perosn është mabjtur në Stacionin Policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të inicohet edhe parashtresa adekuate.

Sakaq, dje (1-tetor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Sedllarcë e Epërme e Tetovës, me urdhër të gjykatësit është arestuar 36-vjeçari V.Sh. nga ky fshat, i gjykuar me dënim me burgë në afat prej 18- muajve, për kryerje të veprës penale ,, Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave
narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve,, I njëjti është dorëzuar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

SPB – Tetovë, thuajse çdo ditë raporton për arrestime për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike gjatë kontrolleve nëpër automjete.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share