Giampaolo shumë pranë shkarkimit, Milani nis kontaktet me Shevchenkon

Milani e ka kontaktuar trajnerin e Ukrainës, Andriy Shevchenkon, për postin e trajnerit por i ka thënë Marco Giampaolos edhe një ndeshje për ta shpëtuar punën.

Milani u mund 3:1 nga Fiorentina të hënën mbrëma, duke e regjistruar humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A.

Sipas Tuttomercatoweb, klubi kuqezi i ka nisur kontaktet me legjendën Shevchenko, i cili momentalisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës.

43-vjeçari e mban postin e trajnerit të Ukrainës që prej verës së vitit 2016 dhe ka kontratë deri më 2020.

Ish-sulmuesi i ka kaluar dy periudha si lojtar i Milanit, nga viti 1999 deri më 2006 dhe si lojtar i huazuar nga Chelsea për sezonin 2008/09.

Giampaolo do ta ketë edhe një ndeshje për t’i përmirësuar gjërat, atë të fundjavës së ardhshme kundër Genoas, e cila është në krizë njëlloj si Milani.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share