Manchester United me shumë mungesa për derbin e sotëm ndaj Arsenalit

Manchester United do të përballet me një krizë dëmtimesh përpara ndeshjes së tyre në Old Trafford ndaj Arsenalit.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Paul Pogba, por ky i fundit ende mbetet në dyshim, përcjell GazetaBlic.

Luke Shaw është në afërsi të një rikthimi nga lëndimi por Phil Jones, Diogo Dalot dhe Angel Gomes janë të gjithë jashtë fushave, ndërsa Eric Bailly dhe Timothy Fosu-Mensah janë mungesat afatgjata.

Ky pritet të jetë formacioni i Man United sonte:

(4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young; McTominay, Matic; Lingard, Mata, James; Greenwood.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share