Eros Ramazzotti do të performojë në Shkup

Këngëtari i njohur italian, Eros Ramazzotti do të performojë në Shkup në kuadër të turneut të tij botëror. Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, teksa u bë e ditur se pas dy ditësh ai do të performojë në qytetin e bukur të Shkupit, transmeton rtv21.tv Në maj ai anuloi koncertet e tij në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut, për shkak të disa problemeve me kordat vokale dhe iu nënshtrua një operacioni. Ramazzotti filloi koncertet në muajin shkurt dhe performoi në disa shtete të Evropës, si dhe pritej të udhëtonte drejt Amerikës. “II Vita ce n’è World Tour” debutoi në Mynih më 17 shkurt dhe me 80 koncerte në mbarë botën Ramazzotti planifikoi ta festonte 35 vjetorin e karrierës së tij./21Media

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share