‘The Best’, ky është trajneri që FIFA ia ndryshoi votat

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit, duke fituar trofeun më të rëndësishëm individual të FIFA-s, të njohur me emrin ‘The Best’.

Ylli argjentinas, në këtë garë mposhti Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Virgil Van Dijkun e Liverpoolit.

Pak ditë pas ceremonisë, kapitenë dhe trajnerë të kombëtareve, kanë nisur akuzat ndaj FIFA-s, për ndryshim votash.

Ishte kapiteni i Nikaraguanit, Juan Berrea, i pari që reagoi duke thënë se nuk ka votuar fare për ‘The Best’, ndërsa në procesverbalin e FIFA-s, vota e tij figuron e dhuruar për Lionel Messin.

“Unë nuk kam votuar për çmimin më të mira të vitit 2019, dhe çdo informacion mbi votën time është i rremë”, ka deklaruar Barrea, përcjell lajmi.net.

Pas Barrea, është trajneri kroat i Sudanit, Zdravko Logarusic, që ka reaguar.

Ai ka thënë se ka votuar për Mohamed Salah si lojtarin e parë, për të vazhduar me Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.

Sudan coach Zdravko Logarušić says he voted for Egypt’s @MoSalah in the #FIFABestAwards awards as well as @KMbappe but his vote was changed to Lionel Messi and Vigril Van Dijk, Logarušić took a screenshot of his vote before submitting it. @FIFAcom must speak! #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/ds9dCIhpVL

— Sheikh Tophic Sienu (@DeSheikh1) September 25, 2019

Sipas asaj që është botuar nga FIFA, votat e tij kanë shkuar për Lionel Messin, Van Dijkun dhe Sadio Manen.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share