‘Game of Thrones’ vlerësohet si drama më e mirë

Game of Thrones, fitoi çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, atë të dramës më të mirë, pavarësisht se seria e fundit mori reagime të përziera nga fansat dhe kritika. Sidoqoftë, Game of Thrones, rrëmbeu në ceremoninë e çmimeve Emmy, 12 çmime.

Një nga yjet e serisë fantazi të HBO, Peter Dinlage, mori po ashtu çmimin si aktori më i mirë mbështetës në zhanrin e dramës.  Dhe në fakt, ka qenë HBO, rrjeti televiziv që ka fituar më shumë çmime se çdo kanal tjetër, me plot 34 të tilla. Përveç Game of Thrones, edhe seriali tjetër i HBO, Chernobyl, ka marrë 10 çmime Emmy.

Netflix është renditur pas HBO me 27 çmime të fituara ndërkohë që është vlerësuar këtë vit edhe National Geografic, me tetë çmime, kryesisht për dokumentarin Free Solo.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share