Kompania kineze HUAWEI do të pajisë kabinete në shkollën teknike në Gostivar

Shkolla e Mesme Teknike në Gostivar do të marrë një donacion nga kompania e njohur e informacionit dhe telekomunikacionit HUAWEI për të pajisur dy kabinete të reja.

Siç njoftojnë nga shkolla, përfaqësuesit e gjigantit kinez vizituan shkollën javën e kaluar dhe u takuan me drejtorin Ibrahim Asani.

Të ftuarit rishikuan kushtet në shkollë, u njohën me programet arsimore kurrikulat dhe vendosën tu dalin në ndihmë për plotësimin e nevojave për modernizim të procesit edukativ.

Kompania do të pajisë një kabinet me teknologjinë më të përparuar IT dhe një kabinet video konferencash të krijuar për mësimin në distancë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share