Rikthehet Champions League

Sot rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm në Botë për klubet. Sot nis faza e grupeve në Uefa Champions League. Tre janë ndeshjet të cilat spikasin më shumë: Napoli-Liverpool, Dortmund-Barcelona dhe Chelsea-Valencia.

Napoli kërkon hakmarrjen ndaj ndaj kampionëve në fuqi në ndeshjen që do të luhen në Sao Paolo. Ancheloti ka kërkuar nga të ekipi një përqëndrim maksimal pasi Liverpool është në ditët e tij më të mira. Klopp nuk kërkon të humbasë por të vazhdojë rekordin e fitoreve më të kuqtë. Ndeshja do të luhet në 20:45.

Ndeshje interesante do të jetë ajo mes Dormund dhe Barcelonës. Gjermanet dhe katalanasit janë dy ekipe që shënojnë shumë por edhe pësojnë njëkohësisht. Të dy ekipet lozin shumë hapur ndaj çdo kundërshtari. Kjo sfidë do të sjellë super emocione.

Edhe ndeshja Chelsea-Valencia pritet me shumë interes. Londinezet provojnë të bëjnë diçka me trajnerin e ri Frank Lampard. Edhe Valencia synon të marrë pikë në sfidën që do luhet në Londër, por humbja 5-2 ndaj Barcelonës në fundjavë dhe ndërrimi i trajnerit tregon se spanjollët nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Më poshtë do të gjeni ndeshjet që do të luhen sot

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share