U hap paralele e EVN-së për nxënës të shkollave të mesme në shkollën e mesme teknike në Gostivar

Në një ceremoni rasti, sot në shkollën e mesme teknike në Gostivar ishte shënuar fillimi i punës së paraleles së EVN-së si pjesë e platformës  20-20-20. Me formimin e kësaj paralele në Gostivar 20 nxënës do të jenë pjesë e gjeneratës së parë të elektromontuesve dhe elektroteknikëve, të cilët pas përfundimit të arsimit në vitin 2022 do të marrin oferta për punë në EVN.

Në promovimin e kabinetit të ri të EVN-së në këtë shkollë të mesme morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe kryetari i Bordit Drejtues të EVN-së, Shtefan Peter.

“Jam krenar që ideja ishte pranuar dhe mbështetur dhe që projektin të cilin para disa viteve e filluam u zgjerua në platformë e cila ishte pranuar. E ardhmja e të rinjve është obligimi ynë duhet t’ua sigurojmë me arsim cilësor dhe mundësi që të punojnë. Kjo platformë ua siguron pikërisht këtë”, deklaroi Peter.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, arsimi dual tashmë i jep rezultatet e para dhe nga kjo paralele do të dalë kuadër cilësor.

“EVN-ja është kompania e parë në vend e cila realisht e mbështet arsimin dual me projekte përmes së cilave do të formohen kuadro të specializuara të cilët menjëherë do të mund të punojnë në kompanitë. EVN-ja dhe MASH-i nënshkruan memorandum për bashkëpunim për rritjen e përfshirjes në sektorin privat në promovimin e arsimit të mesëm profesional. Sinqerisht shpresoj se kjo paralele do të shkaktojë interesim te të rinjtë e këtij rajoni për specializim dhe mundësi për punësim”, tha ministri Ademi.

Në promovimin ishte thënë se, kabineti i EVN-së është i pajisur me pajisje më bashkëkohore dhe mjete mbrojtëse të cilat përdoren nga montuesit gjatë punës së tyre në terren. Në këtë mënyrë, të rinjtë fitojnë mundësinë që të edukohen, të kryejnë praktikën dhe të trajnohen sipas standardeve evropiane. Nxënësit do të ndjekin praktikën në Qendrat energjetike të konsumatorëve në Gostivar dhe Tetovë dhe do të mentorohen nga ana e mentorëve profesionistë dhe specialistë të EVN-së.

Platforma  „20-20-20“ filloi në shkollën e mesme teknike të Shkupit “Mihajllo Pupin” në vitin 2017 ku tashmë gjenerata e tretë e nxënësve arsimohen në këtë shkollë.

Në vitin 2020, nxënësit të cilët përfundojnë arsimin do të ofrojnë oferta për punë në EVN dhe pagë prej 20.000 denarëve.

Në paralelen e Gostivarit këtë vit arsimi do të realizohet në gjuhën shqipe, ndërsa planifikohet që në të ardhmen ai të realizohet edhe në gjuhën maqedonase dhe turke. Në këtë paralele mësojnë nxënës të komunave të cilët gravitojnë drejtë Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Hanet e Mavrovës dhe Prilep. 

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share