ASH formon shumicë dhe merrë këshillin komunal në Gostivar

Pasi dha dorëheqje kryesuesi i Këshillit të Gostivarit, Nasir Musliu vazhdoi senaca e sotme e këshillit komunal. Puna e këshillit vijon dhe priten propozimet e reja për kryesues tër i këshilli.

Besim Memedi ishte këshilltari i ASH-së që u porpozua për kryesues këshilli. Pas këshilltarët më të vejtër, siç e kërkon rendi, nuk pranuan të jenë kryesues, atë e pranoi këshilltari i ASH-së, sipas moshës, Mirtezan Selimi.

Kishte reagime për atë se kush ishte këshilltari më i vjetër nga ana e këshilltarëve të LSDM-së. Ata kërkuan pauzë, por këshilli vazhdoi me punë.

Propozim i vetëm për kryesues të këshillit mbeti Besim memedi. propozimi u vendos në votim dhe ai u zgjodh kryesues këshilli. Urimi i parë për Memedin erdhi nga vetë Nasir Musliu i cili paraprakisht u dorëhoq.

************************************************************************

Aleanca për Shqiptarët bashkë me parti tjera formon shumicën në Këshillin komunal të komunës së Gostivarit. Sot është konstituuar shumica e re e Kuvendit ku për kryetar u zgjodh Dr. Besim Memedi.

Kjo po ndodhë pas një periudhe që ky këshill udhëhiqej nga BDI dhe LSDM me partitë e tjera. Por tanimë kanë ndryshuar zhvillimet brenda koalicionit sidomos pas largimitvtë RDK-së nga koalicioni qeverisës BDI-LSDM. Së fundi gjatë kohë ishin bllokuar edhe punimet e Këshillit pasi që kryetari nga radhët e BDI nuk po thirrte mbledhjet.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share