Main Menu

KOMUNA E GOSTIVARIT NDIHMON NXËNËSIT ME PAJISJE SHKOLLORE

Komuna e Gostivarit,në mbështetje të qytetarëve të Gostivarit,si dhe kompanive vendase,edhe këtë fillim të vitit shkollor, ndau ndihma në pajisje shkollore, për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gostivarit.

Aksioni përfshiheshte me shpërndarjen e çantave me të gjitha materialet e nevojshme shkollore,dhe si i tillë u dedikohej nxënësve të familjeve skamnore,respektivisht rasteve sociale.

“Me këtë rast u shpërndanë mbi 500 çanta me materiale shkollore,ku qëllimi i këtij projekti ishte eliminimi i të gjitha pengesave materiale,të cilat në raste të caktuara,ndikojnë në demotivimin e nxënësve përgjatë procesit edukativo-arsimor,zbutja e varfërisë si dhe përafërimi i nivelit ekonomik i nxënësve,për t’u ndier edhe ato të barabartë me shokët e klasës dhe stimulimi i nxënësve për dije.”-tha Aslian Snopçe,përgjegjëse për arsim pranë komunës së Gostivarit e cila shtoi se 50 çanta janë siguruar nga kompania “Beni-Beton”,kurse 100 nga këmbimorja “Alpina” si dhe në libraritë e qytetit dhe marketet “Montenegro” dhe “ETC” ku janë donuar mjete për realizimin e këtij projekti,a gjithashtu qendra tregëtare “ETC”,ka dhuruar veçmas edhe 60 çanta me mjete shkollore.

Vlenë të theksohet se ky aksion është zhvilluar edhe vitet e kaluar nga ana e komunës së Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share