Main Menu

QENDRA RINORE DHE E KOMUNITETIT NË GOSTIVAR SHËNOI PËRVJETORIN E PARË

Qendra rinore dhe e komunitetit në Gostivar shënoi përvjetorin e parë të funksionimit,në këtë përvjetor të pranishëm ishin:Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup Kejt Bërns,Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe shumë të ftuar të tjerë.

Qendra në fjalë synon themelimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Gostivar dhe punon në promovimin e multietnicitetit.

Kjo qendër e cila është formuar falë organizatës joqeveritare “Democraty Lab”,për një vit e kan vizituar rreth 7000 persona”-tha drejtori ekzekutiv i kësaj qendre Sefer Selimi,i cili shtoi gjithashtu se “kjo qendër,me mjete nga buxheti i komunës së Gostivarit do të financohet edhe 3 vitet e ardhshme“.

Në këtë përvjetor të Qendrës rinore dhe të komunitetit në Gostivar,fjalim rasti pati kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i cili uroi këtë qendër të ketë jetëgjatësi dhe të feston edhe 100 vjetorin e saj, si dhe Ambasadorja Amerikane Bërns ,e cila gjithashtu uroi këtë qendër, për punën e deritanishme dhe shtoi, se si ambasadë, gjithmonë kanë përkrahur dhe do të përkrahin projekte të cilat shkojnë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë qendër mbrenda një viti, aktivitetet e tyre i kanë zhvilluar 10 organizata rinore të Gostivarit të cilët prezentuan para të pranishmive një pjesë të punës së tyre,që më pas,manifestimi të vazhdo tek parku i madh i qytetit në Gostivar me një koktej rasti dhe muzikë,ku më pas edhe u mbyll.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share