Main Menu

Takimi i liderëve pa shqiptarët, shpërthen Taravari i ASH-së, akuza Ali Ahmetit

Sot do të zhvillohet takimi i liderëve, por jo në formatin e njohur të katërshes të partive më të mëdha në Maqedoni, atyre maqedonase dhe shqiptare. Në këtë takim do të jenë vetëm lideri i LSDM dhe kryeministrit Zoran Zaev me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të cilët do të përcaktojnë fatin e Prokurorisë Speciale, por në fokus do te jenë edhe zgjedhjet e parakohshme që përkohen nga opozita.

Por lidhur me këtë format ka reaguar sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari:

“Nesër ka takim politik ndërmjet pushtetarëve dhe Mickovskit, sigurisht për të vendosur ndonjë strategji për të vazhduar qeverisjen e popullit të shkretë… Takim liderësh e kanë quajtur! Ama Maqedonia e Veriut na paska liderë politikë vetëm dy maqedonas…sepse takimi mbahet midis Zaevit dhe Mickovskit…Aliu nuk paska nevojë të jetë aty, sepse tashmë është bërë publike që Ahmeti do thotë vetëm Po. Kemi një robot të programuar që thotë vetëm “Po” që na përfaqëson neve shqiptarëve! Realitet i hidhur!”, ka nënvizuar Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share