Main Menu

Tetovë- Gostivar, policia në aksion kundër shkelësve të komunikacionit

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, gjatë vikendit të kaluar, ka realizuar disa aktivitete kontrolluese trafiku në këtë rajon, ku theks i veçantë ka qenë i përqendruar për shpejtësinë dhe alkoolin.

Nga gjithsej 124 vozitës të kontrolluar (TE-80 dhe Gv-44) janë zbuluar 19 vozitës të cilët  kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit (TE-11 dhe Gv-8) dhe të njëjtit menjëherë janë shkyçur nga trafiku, kurse 17 prej tyre gjatë shkyçjes përkohësisht ju është konfiskuar patenta e shoferit. Krahas këtyre janë përgatitur edhe 18 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe një fletëpagesë për kundërvajtje.

Gjatë kësaj periudhe, por në një aksion tjetër kontrollues, gjithashtu janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore jenë sanksionuar edhe 50 vozitës (TE-19 dhe GV-31), të cilët në vendbanime dhe jasht vendbanimeve e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share