Main Menu

Sot takimi i liderëve, pa pjesëmarrje të partive shqiptare

Kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, sot takohen në kuvend në tentim për gjetjen e një zgjidhjeje rreth ligjit për Prokurorinë Publike dhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, njofton Shenja.

Burimet qeveritare kanë konfirmuar për MIA-n, se takimi i liderëve do të fillojë në orën 20:00 dhe do të realizohet në formatin një plus katër. Në fokus të bisedimeve, sipas deklaratës së kreut të opozitës, Hristijan Mickoski, përveç ligjit për prokurorinë publike, do të jetë edhe tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ndërsa, nga qeveria kanë thënë se tema kryesore do të jetë ligji i Prokurorisë dhe se nuk dihet nëse do të flitet ose jo për zgjedhjet e parakohshme. Ndryshe në këtë takim nuk do të marrin pjesë partitë shqiptare.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share