Main Menu

Sot zhvillohet ndeshja e “ëndrrave” Angli-Kosovë

Djelmoshat e Kombëtares së Kosovës i kanë kryer edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes me Anglinë.

Të dy skuadrat do të përballen sonte në stadiumin “St Mary’s”, duke filluar nga ora 20:45, njofton Klan Kosova.

Në këtë ndeshje të vështirë dhe të rëndësishme, Dardanët do të paraqiten me fanella speciale.

Sa i përket pritjes për këtë ndeshje, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se është i vetëdijshëm për aftësitë e skuadrës së Anglisë.

Ai ka thënë se frika nuk është shprehja e duhur, por se duhet të jetë realist që do të përballen me një prej kombëtareve të futbollit më të fuqishme në botë.

“Nuk jam i marrë. Frikë nuk është fjala e duhur, nuk mund të themi se po frikësohemi, por duhet të jemi realist. Ne jemi Kosova dhe duhet të kemi respekt. Asnjëherë nuk kemi menduar se pas katër ndeshjeve në grup do të diskutojmë për vendin e parë me Anglinë”.

“Është e qartë se do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi rastin që të luftojmë deri në fund për kualifikim. Është në filozofinë time që të ëndërroj se nëse nuk ëndërrojmë është më mirë të mos e zhvillojmë ndeshje si kjo kundër Anglisë”.

Kujtojmë se pas fitores me Çekinë, Kosova renditet e dyta në tabelën e kualifikimeve për grupin A.

klankosova

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share