Main Menu

Eliminatoret e Europianit/ Fiton Gjermani, Holanda “shkatërron” Estoninë

Gjermani ka mposhtur mbrëmjen e sotme Irlandën e Veriut me rezultatin 0-2. Kjo humbje ka bërë që Irlanda e Veriut të dorëzojë kryesimin e grupit C në eliminatoret e Europianit 2020.

Goli i parë erdhi nga Halshtengberg me një goditje ndërsa pikërisht kur po mbyllej me këtë rezultat, Gnabri në limitin e pozicionit jashtë loje dhe pranë vijës fatale, shënoi golin e dytë.

Në po të njëjtin grup Holanda ka mundur me rezultatin me 4-0 Estoninë në transfertë, dhe i afrohet kreut në vetëm 3 pikë larg. Tulipanët u imponuan me meritë në Talin falë dopietës së Rajan Babel, e më pas Depai dhe Vajnaldum, ky i fundit nga paaftësia e portierit Lepmets.

Ndërkohë, Kroacia mori vetëm 1 pikë në transfertën ndaj Azerbajxhanit, një ndalesë e papritur për skuadrën dalmate favorite në grupin E.

Nënkampionët e botës u nisën fuqishëm dhe arritën të marrin avantazhin me penalltinë e konvertuar në gol nga Luka Modriç. Miqtë shpërdoruan të tjerë shanse me Rebiç, por azerët nuk u dorëzuan, duke sjellë festë në stadium në pjesën e dytë. Khalilzada firmosi barazimin, kjo ndeshje mbaroi me këtë rezultat pavarësisht rasteve të shumta të të dyja skuadrave.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share