Main Menu

Rafael Nadal fiton titullin e 19-të Grand Slam

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar trofeun e 19-të në kuadër të turneve Grand Slam në garën kundër rusit, Daniil Medvedev, në një nga finalet më të mira të zhvilluara në US Open.

Nadal, 33-vjeçar ka fituar 7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4 në sete, në fushën e tenisit në Nju Jork.

E gjithë loja ka zgjatur katër orë e 50 minuta, apo vetëm katër minuta më pak se finalja më të gjatë e zhvilluar ndonjëherë në US Open.

Kjo fitore, e dërgon emrin e Nadalit afër kundërshtarit të tij zviceran, Roger Federer, i cili kryeson në listën e Grand Slamëve të fituar.

“Kjo ka qenë një nga netët më emocionuese në karrierën time të tenisit. Ka qenë një finale e mrekullueshne. Ka qenë një lojë e çmendur”, ka thënë Nadal.

Medvedev, 23-vjeçar ka përshëndetur kundërshtarin e tij.

“Unë vetëm dua të përgëzoj Rafan, titulli i 19-të Grand Slam është diçka e pabesueshme”, ka thënë Medvedev, teksa është parë i mahnitur me fitoret e Nadalit, në një video ku janë shfaqur momentet e tij më të mira përgjatë viteve në fushë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share