Main Menu

Zbuloni vetitë e jashtëzakonshme dhe përfitimet shëndetësore që merrni nga fiku

Kushdo që ka provuar një fik të freskët, e di mirë që ka shijen e një përzierje mes mjaltit dhe kokrrave të vogla.

Një prej frutave të shijshme të sezonit veror është edhe fiku, që ka shumë vlera ushqyese.

Fiku është i rëndësishëm për sistemin imunitar pasi ka përbërje fibrash, të cilat ndihmojnë me tretjen. Por nëse konsumoni fiq, mund të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare. Kjo ndodh sepse ka kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm për zemrën.

Një prej përfitimeve të tjera që mund të merrni nga fiku është vitamina A.

Trupi e përdor vitaminën A:

për të krijuar qeliza të reja të kuqe dhe të bardha të gjakut, të cilat janë të rëndësishme për imunitetin; ndikon në shëndetin e syve; ndihmon me shëndetin riprodhues.

Ndër të tjera, fiku ka magnez, burim të cilin e ruan edhe kur thahet. Magnezi është një lëndë ushqyese e rëndësishme për: funksionin e muskujve dhe nervave; shëndetin e kockave; ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share