Main Menu

Ironi dhe tallje nga mbarë bota për gafën e francezëve

Nuk është normale ajo që ndodhi në “Stade de France”, pesë minuta para fillimit të ndeshjes, kohë kur është programuar sipas standardeve të UEFA-s të luhen himnet kombëtare të skuadrave që sfidohen. Një gafë e dyfishtë e francezëve organizatorë, që luajtën himnin e gabuar dhe më pas e korrigjuan duke i kërkuar ndjesë kombëtares së gabuar…, jo Shqipërisë, por Armenisë…

Përballë kësaj situate reagoi vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili i kërkoi ndjesë kryeministrit Edi Rama për gafën e patolerueshme siç e quajti ai ngatërresën e drejtuesve të Federatës së Futbollit.

Skandal, ndaj dhe jehona e këtij incidenti në Paris bëri më shumë zhurmë, në mediat e huaja, se fitorja e Francës 4-1 përballë Shqipërisë…

Kush e di si janë ndjerë lojtarët kuqezi në mesin e fushës, kur kanë dëgjuar himnin që nuk ishte i tyre…? Pyetjes i jep përgjigje Gazzetta dello Sport: “Sytë e Strakoshës thonë gjithçka: “Djema ky nuk është himni ynë!”. Shqiptarët mbetën të palëvizur në mesin e fushës, të turpëruar e duke mos e besuar atë që po ndodhte, ndërsa në “Stade de France” luhej himni i Andorrës. Ky është përshkrimi që i bën gazeta më e madhe italiane incidentit.

France-Albania UEFA qualifier delayed after French play Andorran national anthem instead of Albanian, enraging Albania & leading them to refuse to start the match until the proper anthem was played pic.twitter.com/Qr3oT9rSpN— Timothy Burke (@bubbaprog) September 7, 2019

Pas Marsejezës nuk u luajt Himni i Flamurit shqiptar, por “El Gran Carlemany”, himni i Andorrës. Futbollistët panë me shikime të helmatisura përgjegjësit dhe Shqipëria protestoi, duke kërkuar të luhej himni i duhur përndryshe ndeshja nuk do të luhej. Ky ishte edhe motivi i vonesës së startit. “Çështje krenarie”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive italiane.

“France Football” nuk mund të anashkalonte atë që ndodhi në “Stade de France”, pavarësisht se performanca e Francës në fushë ishte mbresëlënëse: “Gafa e madhe para ndeshjes” e parë në Twitter me komentet më pikante të tifozëve, që kanë mbetur të befasuar nga ajo çfarë panë në stadium, ku si për ti vënë vulën mendoi spikeri i Stade de France që ndjesën për himnin e Andorras ia kërkoi kombëtares së Armenisë“.

Mais putain déjà qu’ils passent l’hymne du Monténégro et mtn ils disent les supporters de l’Arménie 😭😂😭 je sais pas informez-vous😭typiquement français je chiale😭🤦🏼‍♀️ #FRAALB pic.twitter.com/8PmeQjcl4f— Maяgaux ✵ (@redwakoo) September 7, 2019

Edhe “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje skandalit me himnin kombëtar të Shqipërisë: “Franca kalon lehtësisht Shqipërisë, pas turpërimit me himnin”, titullon e përditshmja britanike.

“Pjesa më negative e mbrëmjes, deri në momentin kur Sokol Cikalleshi shënoi me penallti në minutën e fundit, ishte para fillimit të ndeshjes. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës dhe Shqipëria refuzoi të luante pa u korigjuar gabimi, duke e shtyrë ndeshjen 7 minuta…”, vijon The Guardian.

Reagime pafund ka në rrjetet sociale ku nuk ndalet tallja dhe ironia me autoritetet e federatës franceze të futbollit për gafën e trashë.

Les albanais quand ils ont entendu une autre hymne que la leur au stade de France #FRAALB pic.twitter.com/8OXL3A1Nr2— Footstade (@Footstade) September 7, 2019

Et le speaker qui en rajoute une couche ” L’hymne de l’Arménie ” #FRAALB pic.twitter.com/TveL7Gjich— L’Aigle des Açores (@zdedededex75) September 7, 2019

Mdrrrrr et le speaker qui s’excuse auprès de l’Arménie… alors que c’est l’Albanie #FRAALB pic.twitter.com/lPXKfF3BpE— Julia 🌺 (@HereIsJulia_) September 7, 2019

« ENCORE DÉSOLÉ POUR LES SUPPS DE L’ARMÉNIE » match France Albanie, on enchaine Masterclass sur Masterclass #FRAALB pic.twitter.com/1bosS4SUtB— Teo Decker (@DeckerTeo) September 7, 2019

Quand tu te rends compte qu’on s’est trompé pour l’hymne de ton pays 🧐 #FRAALB pic.twitter.com/uMqmqRRsXB— Cεc¡lε ᵏᵈᵏ (@PriincesseRusse) September 7, 2019

France 1 – Monténégro, Arménie, Albanie 0 #FRAALB pic.twitter.com/G8cfjPWNcZ— 🍀⭐️ Le Marmotton Gaulois Réfractaire ⭐️🐾 (@MarmotteDroite) September 7, 2019

Les joueurs albanais ils étaient comme sa pendant leurs hymne #FRAALB pic.twitter.com/xZfn0roIVi— 🐘🐘 (@betfootprono) September 7, 2019

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share