Main Menu

Italia fiton edhe në Finlandë, Spanja mund me “poker” Ishujt Faroe

Italia dhe Spanja vazhdojnë rrugëtimin perfekt në eliminatoret për “Euro 2020”, duke arritur 6 fitore në 6 ndeshje. Të kaltrit fituan më vështirësi 2-1 në transfertë ndaj Finlandës. Pas një pjese të parë të barabartë me disa tentativa të Sensit te Italia e Immobiles, fraksioni i dytë do të ishte më emocionues. Do të ishte sulmuesi i Lazios që do të zhbllokonte ndeshjen e 59-të.

Reagimi i finlandezëve nuk do të vononte, teksa në minutën e 72-të, Pukki fitoi një penallti pas një faulli të Sensit në zonë. Nga pika e bardhë sulmuesi golaedor do të realizonte duke i shënuar Italisë pas 42 vitesh. 7 minuta më pas edhe Italia fitoi një penallti për një prekje të topit me dorë. Jorginho u tregua i saktë nga 11 metra.

Spanja fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Ishujve Farove, me dy gola të shënuar nga Rodrigo Moreno në minutën e 13-të dhe të 50-të dhe dy të shënuar nga Paco Alcacer në fundin e ndeshjes.

Image
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share