Main Menu

Mjete për përgënjeshtrim të shpejtësisë ishin montuar në autobusin ku humbën jetën 16 persona

Përgjegjësi i autobusëve të kompanisë “Durmo Turs”, Remzi Miftari, kishte pasur vetëm arsim fillor, nuk kishte poseduar asnjë trajnim apo ndonjë kurs, I cili kishte udhëhequr dhe drejtuar me autobusët e kompanisë. Këtë në fjalët hyrëse e ka theksuar Prokurori përgjegjës  për aksidentin tragjik që kishte ndodhur në shkurt të këtij viti në Llaskarcë.

Me urdhër të Remzi Miftarit, janë montuar mjete për manipulimin e shpejtësisë në tahograf, ndërsa shoferët kanë poseduar pullë special për aktivizim dhe çaktivizim të saj, për të mos e treguar shpejtësinë reale gjatë  kontrolleve policore.

“Për shoferët që dëshirojnë të u ikin denimeve në tahografin e autobusëve janë montuar mjete të cilat kanë mundësuar përgënjeshtrimin e shpejtësisë reale. Në çdo kohë shoferët kanë pasur mundësinë të aktivizojnë ndërprerësin” ka thënë në fillim të seancën Prokurori.

Derisa shoferë të tjerë kanë dëshmuar se kjo dukuri ka ndodhur në vazhdimësi.

Pas aksidentit ndërprerës të tillë janë hequr nga së paku dy autobusë.

“Asnjëherë, asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë autobus të kalojë kontrollin teknik për shkak të ndonjë parregullsie teknike. Vetëm në vitin 2019 janë konstatuar parregullsi tek 80 autobusë të cilët ishin kontrolluar”, ka thënë Jakimovski.

Që të tre kontrollorët teknik janë deshur që të parandalojnë autobusët të hyjnë në Kontrollin Teknik, ka shtuar Prokurori.

Ai ka thënë se autobusi ka udhëtuar rresht 16 ditë disa here në relacion të njëjtë.

“Ka qenë çështje kohe kur do të ndodhë aksidenti” – ka thënë Prokurori JAkimovski.

“Shoferi nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit, I lodhur, apo nën ndikim të ndonjë bari apo ndonjë substance tjetër dhe nuk ka përdorur telefon apo ndonjë mjet tjetër që do ti kishte tërhequr vëmendjen./Alsat

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share