Alarmante. Shfaqen beretat e zeza dhe mjekrat e gjata në protestat antishqiptare

Protestat e fundit në Maqedoni ka nxjerrë në pah disa organizata ‘patriotike’ të cilat thonë se janë në gatishmëri ta mbrojnë atdheun me të gjitha metodat, përfshirë edhe ato të dhunshme, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo i hap dilemat për legjitimitetin e tyre dhe rrezikun e veprimit të tyre, i cili mund ta destabilizoj vendin.

Maicat e zeza, kryqe të mëdha në gjokse, tatuazhet dhe mjekrrat e gjata janë bërë shenjë dalluese e e këtyre organizatave të ashtuquajtura patriotike.

Në emblema e shoqatës maqedonase  “Metodia Patce” nga Ohri, e cila tashmë po promovohet në rrjetet sociale shkruan “VMRO” dhe “Liri ose vdekje”. Ajo  përbëhet nga kokë skeleti, një pushkë, shtizë dhe një bombë.

Profesoresha Mirjana Najcevska sqaron se sipas kësaj embleme bëhet fjalë për një organizatë terroriste.

Ndërsa lideri i VMRO-së  është shprehur se do të luftojë për forcimin e sektorit jo qeveritar. Ai ka ftuar popullin që të jetë në gatishmëri për mbrojtjen e Maqedonisë.

Disa nga organizatat e ashtuquajtura patriotike në rrjetet sociale tashëm kanë paralajmëruar se do të mbrojnë atdheun me të gjitha metodat.

Njohësit e cështjeve juridike thonë se, nëse të njëjtat janë të regjistruara në mënyrë legale si organizata duhet të analizohet programet e tyre nëse janë apo nuk janë në pajtim me ligjin për organizata dhe fondacione në Maqedoni. (INA)

 

beretabereta1

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share