Main Menu

Ilaçi i saktë me lëng hithre për tiroiden

Janë dy lloje problemesh kryesore me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.

Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë këshillohet të kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Më poshtë lexoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin.

Përbërësit

2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta

1 filxhan çaji me ujë të nxehtë

Mjaltë

Mënyra e përgatitjes

Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë

Lereini për 5-10 minuta

Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar

Pijeni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.

Vetitë e hithrës

Hithra është e njohur për vetitë e saj.

Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesisht si vitamina A, Vitamina B6, kalçium, hekur, magnez dhe jod.

Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin.

Gjithsesi duhet të keni parasysh që të shtoni në ushqimin tuaj disa produkte të këshilluara më poshtë nga AgroWeb.org

Çfarë duhet të hani

Vezë

Mish

Peshk

Ushqime si banane, portokalle domate, fruta pylli

Oriz, fara chia apo fara lini,

Qumësht, djathë, kos

Ujë dhe pije pa kafeinë

Çfarë duhet të evitoni

Evitoni ushqime me gluten si buka, makarona, birra,

Produktet e sojës

Perime si brokoli, spinaqi, lakra që përmbajnë goitrogene që ndokojnë jo mirë në tiroide.

Fruta si pjeshkë, dardha, luleshtrydhe

Kafeinë dhe alkool

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera/AgroWeb.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share