Bastiset shtëpia e 49 vjeçarit, policia i gjeti heroinë

Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, dje (22 gusht) rreth orës 21.00, kanë kryer bastisje në banesën e 49-vjeçarit Sh.D. nga Gostivari, e cila gjendet në rrugën ,,Mara Ugrinova,, në Gosrtivar.

Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatësit, është gjetur sasi e caktuar heroinë.

Personi i lartëpërmendur është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe gjatë ditës së sotme kundër tij do të pregaditet parashtresë adekuate.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share