Main Menu

Vetura devijon nga rruga, lëndohen katër persona

Të mërkurën reth orës 12 të drekës në rrugën lokale të fshatit Kalishtë e Gostivarit, vetura e tipit ,,Folkcvagen Golf,, me targa të Shkupit, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 20-vjeçari G.Xh. nga Kalishta, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga.

“Gjatë devijimit nga rruga bashkëudhëtari 17-vjeçarë A.G. nga i njëjti fshat, ka marrur lëndime të rënda trupore, kurse vozitësi dhe dy bashkëudhëtarët tjerë, kanë mbaruar me lëndime të lehta trupore, kështu që të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, për t’u ofruar ndihmë mjekësore”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. 

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga Stacioni policor i Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share