Kujdes nga gjumi i drekës, studiuesit gjejnë lidhje me Alzajmerin

Dremitja gjatë ditës është një kënaqësi nga e cila shumë persona e kanë të vështirë të heqin dorë.

Por, sipas një studimi të ri, nevoja e tepruar për të fjetur gjatë ditës mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së Alzajmerit. Shkencëtarët krahasuan trurin e 13 personave, të cilët kishin pasur sëmundjen dhe kishin vdekur prej saj, me trurin e 7 të tjerëve të paprekur nga Alzajmeri.

Studiuesit u përqendruan kryesisht tek ato pjesë të trurit që luajnë një rol për të na mbajtur zgjuar gjatë ditës.

Ata thanë se kishin zbuluar degjenerim të të gjithë zinxhirit që na ndihmon t’i rezistojmë gjumit në pacientët me Alzajmer. Për këtë arsye, shkencëtarët arritën në përfundimin se ka një lidhje më të drejtpërdrejtë biologjike mes sëmundjes dhe nevojës për të fjetur gjatë ditës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share