Asnjë i punësuar në komunë nuk do të përdor më celular zyrtar

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 12:26:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Komuna e Gostivarit nuk do të paguan më për shërbimet e 50 numrave telefonik që i shfrytëzojnë zyrtarët e komunës, pasi do të shndërrohen në telefona privat, që nënkupton se faturat do t’i paguajnë vetë nëpunësit.

“Asnjë i punësuar i komunës së Gostivarit, prej fillimit të muajit gusht 2019, nuk do të shfrytëzojnë më celular zyrtar”, deklaroi Arben Taravari, kryetari i Gostivarit.

Taravari sqaroi se edhe ai, sikur të gjithë zyrtarët e komunës, do të respekton këtë vendim, duke i paguar vetë harxhimet e celularit.

Në lidhje me këtë vendim është sqaruar edhe Nazmi Jusufi, sekretari i komunës. Sipas tij, komuna çdo muaj për këto shërbime ka harxhuar mbi 100 000 denarë në muaj, ndërsa në vjet rreth 20 mijë euro.

Sipas sekretarit të Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi, marrëveshja me operatorin e deritashëm nuk do të vazhdohet dhe nuk do të ketë marrëveshje të re.

“Numrat që duhej të përfshihen në marrëveshje, në të ardhmen do të jenë numra privat dhe personat që deri tani përdornin do të paguajnë vet. Ky veprim vjen në kuadër të fushatës për kursime dhe uljen e shpenzimeve. Deri tani për shpenzimet për shërbime telefonike, komuna shpenzonte mbi 100.000 denarë në muaj. Nga ky muaj të gjithë të punësuarit vet do të paguajnë faturat”, tha për AIM, sekretari i Komunës së Gostivarit, Jusufi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share