Shkëndija kërkon fitore në Gostivar

Kampioni aktual, Shkëndija kërkon fitoren e parë në futbollin vendor, kur sot takohet me Gostivarin, në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë. Skuadra tetovare pësoi dy disfata minimale, me 1-0 , duke mos shënuar asnjë gol, andaj tani kërkon që gjërat të ndryshojnë në kahje pozitive dhe të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Maqedonisë. Ndërkohë skuadrat e Rabotniçkit dhe Renovës do të kenë detyrë të vështirë, pasi që në transfertë takohen me Vllazërimin dhe Kozhuvin, në krahasim me skuadrat e tjera të Ligës së Parë , që kanë kundërshtarë më të lehtë. Deri më tani kualifikim në 1/8 e finales e kanë siguruar Pelisteri, Tikveshi dhe Bregallnica, ndërsa udhëtari i fundit do të mësohet më 28 gusht , kur takohen Sasa dhe Vardari. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17.00. 

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Fortuna – Sileksi

Ohrid – Bellasica

Kozhuvi – Renova

Kravari – Labunishti

Teteksi – Shkupi

Lokomotiva – Struga Trim Lum

Prevalec – Borec

Osogova – Pobeda

Gostivari – Shkëndija

Sasa – Vardari (28 gusht )

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share