Main Menu

“Ekonomia në kolaps total” – Opozita kritikon ashpër Qeverinë

VMRO-DPMNE-së përmes një komunikate për media kanë sulmuar ashpër Qeverinë e vendit, për ekonominë e vendit për të cilën thonë se është në kolaps total, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga VMRO, ekonomia në Maqedoni është viktimë e krimit dhe korrupcionit të qeverisë së udhëhequr nga Zaev.

“Për momentin në vend mbi 500.000 qytetarë jetojnë në varfëri. Qytetarët nuk mund ti’a lejojnë vetes të shkojnë në pushim veror, ndërsa 80% prej tyre mendojnë se si të braktisin vendin”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.

Nga DPMNE thonë se Qeveria e Zaev nuk po punon asgjë, e kjo dëshmohet me mos realizimin e investimeve kapitale,e cila për gjashtë muajt e para është nën 20%.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë më mirë. Meritojnë shtet ku do të ketë jetë të dinjitetshme për ta dhe për të afërmit e tyre, shtet ku nuk do të duhet të mendojnë si ta kalojnë muajin”, shtojnë nga VMRO-DPMNE.

E kush mund të jetë fajtore për ekonominë katastrofale në vend përpos Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev dhe ministrisë së ekonomisë e udhëhequr nga ministri Kreshnik Bekteshi.

Kjo dëshmohet edhe me të dhënat e fundit të Financial Times, ku thuhet se Maqedonia e Veriut po ngecë në investimet e huaja dhe ka pasur rënie drastike.

Nga VMRO thonë se Maqedonisë i nevojiten ndryshime, dhe t’i jepet fund tranzicionit kriminel dhe politikanëve në tranzicion. “Është koha për Maqedoni të suksesshme dhe ekonomikisht të fuqishme”, thonë nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share