Arrestohet një person nga Gostivari për posedim të lëndëve narkotike

Zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, zyra e jashtme Gostivar gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00, kanë kryer kontroll në shtëpinë e 46 vjeçarit SH.A.G. në fshatin Banjicë e Poshtme.

Gjatë bastisjes të realizuar me urdhër të Prokurorit Publik, është gjetur kokainë dhe marijuhanë. Personi me iniciale SH.A.G është privuar nga liria dhe mbajtur në stacion policorë në Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim penal adekuat.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share