Main Menu

Sulmi në xhami: I dyshuari nuk e pranon fajësinë

Personi i dyshuar për të shtënat brenda një xhamie në Norvegji, nuk po e pranon krimin dhe nuk po flet me hetuesit, tha avokati i tij.

“Ai po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje”, tha avokati, Unni Fries.

Gjykata pritet të vendosë, të hënën, për kërkesën e policisë që të caktojë masën e ndalimit disa javëshe për 21 vjeçarin.

Gjatë sulmit që ndodhi të dielën, një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share