Main Menu

Zjarri në deponinë Rusino është shuar

Gjendja pas shpërthimit të zjarrit në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit prej në mëngjes është stabile. Autoritetet lokale thonë se zjarri është shuar, por era e pakëndshme ende ndjehet në disa vende përgjatë qytetit. Zjarri në deponi u paraqit të shtunën në mëngjes dhe shkaktoi reagime të qytetarëve të cilët u ankuan nga tymi dhe era e keqe dhe frikoheshin nga katastrofa ekologjike. Gati 24 orë pas reagimeve të shërbimeve kompetente, zjarri ishte lokalizuar dhe është vendosur nën kontroll, por për shkak të kushteve kohore ekziston rrezik nga djegia e mbeturinave.

Për menaxhim me zjarrin Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka angazhuar makina ndërtimore si mbështetje për NTKZ Gostivar dhe Ndërmarrja Komunale e Gostivarit. Ekipi i zyrës rajonale të DMSH-së Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilat u përfshinë në menaxhimin me stuhinë e zjarrit edhe sot janë në vendngjarje dhe e ndjekin situatën.

Ekologët e Gostivarit, zjarrin e vlerësuan si katastrofë të madhe ekologjike për mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.

Shkaqet për paraqitjen e zjarrit në deponinë rajonale nuk dihen, por supozohet se ka ardhur deri në vetë djegien e shkaktuar nga moti i ngrohtë. Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve të shtunën në mëngjes ishte ndërprerë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore dhe rekonstruksion të rrugës e cila qon deri te deponia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share