Zjarri në “Rusino”, Taravari: Kemi informuar të gjitha institucionet shtetërore, por kemi hasur në vesh të shurdhër

Deponia rajonale Rusino në Gostivar është në flakë. Kjo situatë dramatike ka përgjegjësit e saj që janë të gjithë ato insitucione të Qeverisë të cilët me indiferencën e tyre po na i vënë zjarrin qytetit! Ne kemi informuar të gjitha këto institucione (Qendrën për menaxhim me kriza, Qeverinë) për gjendjen kritike të kësaj deponie por kemi hasur në vesh të shurdhër!

Edhe pse deponite regjionale, tash me mbi 1 vit jane nën ingerencat e Qeverisë, nuk kemi pasur asnjë ndihmë nga ato.

Na është paraqitur në telefon vetëm një herë Sekretari Gjeneral i Qeverisë pa folur dhe bërë asgjë konkrete!

Aktualisht Komuna, ndërmarrjet publike, disa kompani private nga Gostivari, me zjarrfikësit e Gostivari dhe Tetovës po mundohen të marrin situatën nën kontroll.

Kërkojmë urgjentisht ndihmën e shtetit në terren, ka më shumë orë që kemi apeluar për asistencë dhe përveç moralit që po përpiqen të na i mbajnë lart, asnjë nuk po duket!

Ejani në Gostivar tani se përndryshe situata mund të marr përmasa dramatike për të cilën do keni përgjegjësi edhe më të madhe!

Nëse vazhdon kjo gjëndje do jemi të sigurtë se ky zjarr nuk u shkaktua nga indiferenca e Qeverisë por qëllimisht kjo Qeveri do që Gostivari të digjet dhe fëmijët gostivaras të helmohen!

Arben Taravari, Kryetar i Komunës së Gostivarit

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share